33-vjeçari shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, Fatjon Gjonaj, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos, në kuadër të hetimeve të kryera nga Sektori i Antidrogës i Policisë së Shtetit të Milanos, nën drejtimin e Prokurorisë Antimafia. Ai është i dyshuar për lidhje me atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano.
Masat hetimore kundër Gjonajt kanë lidhje me hetimet për atentatin e 12 prillit 2019, ndaj Enzo Anghinelli, i njohur dikur si “mbreti i kokainës” në Milano, sipas medias italiane.
Për këtë atentat, autoritetet italiane kanë dënuar në shkallë të parë si autorin ekzekutues ashtu edhe urdhëruesin e dyshuar të sulmit. Gjonaj u lokalizua dhe arrestua më 3 qershor 2025në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.