Është ekstraduar nga Holanda Behar Bajri, një nga autorët e grupit kriminal “Bajri”, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 39-vjeçarit është bere fale bashkëpunimit te Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar.
“Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39 vjeçarin nga Shkodra. Nga Specialistët e Zyrës Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar: B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër. Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.