×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekzekutimi i dyfishtë në Lezhë, dyshimet e para pse ndodhi ngjarja e rëndë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 20:47

    Janë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku një prej viktimave është rapsodi i Kol Murrani.


    Ndërkohë një nga pistat që po heton prokuroria është edhe motivi i hakmarrjes, pasi nipi i Kol Murranit, djali i vëllait të tij është dënuar me burg të përjetshëm. Nipi i rapsodit është akuzuar për vrasjen e dy personave që në ngjarjet e vitit 1997.

    Viktimat të dy rreth moshës 60-vjeçare u gjetën të vdekur në zonën e quajtur Lalm i vjetër. Trupat e pajetë të dy viktimave janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë. Nga të dhënat e para dyshohet se viktimat mund te jenë vrarë që paraditen e sotme.

    Ndër vite fshati Lalm i Vjetër, ku u gjetën trupat e viktimave, njihet si zonë e kultivimit të lëndëve narkotike.

    Ndërsa ritheksojmë se Kol Murrani ishte mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!