×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria / Video

    Eliminimi i kundërshtarit nga helikopteri, RENEA zhvillon stërvitjen ushtarake të pazakontë

    Reporteri
    20 Tetor 2024 | 17:24

    Njësia Speciale RENEA, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në rajonin stërvitor të Bizës.

    Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

    “Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale”, shkruhet në njoftim.

    Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!