38-vjeçarja italiane Alessia Vidotto humbi jetën me 15 gusht teksa ndodhej në Shqipëri me pushime bashkë me bashkëshortin dhe djalin. Nëna e saj ka rrëfyer për mediat italiane se Alessia ishte infektuar me Covid-19, dhe u shtrua menjëherë në spital, por virusi i preku zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte.
Ajo thekson se mjekët në Tiranë e ndihmuan vajzën e saj deri në momentet e fundit, por nuk arritën ta shpëtonin.
”Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh nëna e saj, siç raporton Top Channel.
E buzëqeshur dhe e shkujdesur, e punësuar në kompaninë ”Marcolin”, Alessia Vidotto vdiq brenda pak ditësh nga miokarditi fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili në fazën më akute mund të çojë në kolaps.
Në disa raste, kjo patologji, e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre.
Në këtë rast, sipas asaj që mësoi familja, mjekët nuk do të kishin asnjë dyshim për t’ia atribuar miokarditin drejtpërdrejt Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.