Avioni Presidencial i kreut të shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan ashtu siç ishte paralajmëruar u ul në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 11:00, për të nisur kështu vizitën 1 ditore në kryeqytetin shqiptar që do të kulmojë me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.
Presidenti turk menjëherë më pas u nis në drejtim të Presidencës, i shoqëruar nga një eskortë me dhjetëra efektivë policie, agjentë të SHISH dhe forcave speciale.
Në orën 11:30, eskorta e Erdogan ka hyrë në Presidencë, ku lideri turk është pritur nga Presidenti Bajram Begaj me një ceremoni zyrtare shtetërore, raporton A2CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.