×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliaj bën politikë: Rrugica ku u vra 25 vjeçari nga polici, do ta marrë emrin e tij

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 14:30

    Rrugica ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha, do të marrë emrin e tij.


    Kështu bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

    Ai tha se kërkesa është bërë nga babai i tij Qazim Rasha.

    Veliaj tha se kërkesa do të dërgohet javën tjetër në Këshillin Bashkiak.

    “Isha për vizitë atye kanë kërkuar që ti vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në këshillit bashkia. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabëlen të më duket sikur e takoj përditë”.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se opozita nuk e ka hallin tek njerëzit por tek zgjedhjet.

    “Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!