Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën në qeli pasi u arrestua mesditën e djeshme (10 shkurt) në zyrën e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Veliaj është vizituar mëngjesin e sotëm nga Alban Dokushi, Drejtor i përgjithshëm, pranë Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë së Tiranës, i cili e ka shoqëruar më parë Veliajn në SPAK, kur është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim, raporton Panorama.
Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.