×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliaj paditet në gjykatë për shpifje ndaj Lulzim Bashës

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 14:11

    Partia Demokratike paditi në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke kërkuar dënimin e tij për ato të cilësuara si shpifje të përsëritura kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.


    Padia penale argumenton se “Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS-së për Tiranën ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha”.

    Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

    • Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
    • Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
    • Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.

    “Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është kryetar i PD-së në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS-së për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredi politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS-në”, thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!