×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Exitpoll i Euronews Albania: Rezultat i ngushtë mes PS e PD, opozita shumë afër fitores ndaj Edi Ramës

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 19:31

    Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.


    Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës.

    “Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.

    Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijon si më poshtë:

    artia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave

    Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave

    Levizja Socialiste për integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave

    Partia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!