×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familja Cani kërkon mbështetje për ndërtimin e Muzeut “Martin Cani”, në nder të 14-vjeçarit që humbi jetën pranë shkollës

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 17:26

    Një tragjedi që tronditi opinionin publik në nëntor të vitit 2024 po kthehet në një nismë me qëllim të madh shoqëror.

    Martin Cani, një djalosh vetëm 14-vjeçar, humbi jetën pranë shkollës së tij “Fan Noli” në rrethana të rënda që sollën reagime të shumta për çështjen e sigurisë së fëmijëve në hapësirat publike.

    Sot, familja Cani, në bashkëpunim me profesionistë të ndryshëm dhe mbështetës nga shoqëria civile, ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e një Muzeu në nder të Martin Canit.

    Qëllimi i këtij Muzeu është jo vetëm ruajtja e kujtimit të tij, por edhe kthimi i dhimbjes në veprim përmes promovimit të sigurisë, ndërgjegjësimit qytetar dhe edukimit me anë të kulturës dhe sportit.

    Muzeu do të përfshijë edhe një ambient bar-kafe për vizitorët dhe do të shërbejë si një hapësirë reflektimi, mësimi dhe bashkëbisedimi për komunitetin.

    Për të realizuar këtë projekt, familja ka bërë një thirrje publike për mbështetje financiare apo materiale. Bashkëngjitur kërkesës së tyre janë dërguar:

    • Projekt–ideja e muzeut

    • Preventivi i kostove të ndërtimit

    • Foto të ndryshme që ilustrojnë konceptin e muzeut

    Të gjitha këto materiale mund të gjenden edhe online në faqen zyrtare të nismës: www.martincani.al

    Të gjitha donacionet mund të bëhen në llogaritë bankare të mëposhtme:

    Emri i Bankës: Raiffeisen Bank sha

    IBAN ALL: AL14202112330000000010276872

    IBAN EUR: AL96202112330000000020276872

    IBAN USD: AL81202112330000000030276872

    SWIFT: SGSBALTX

    Përfitues: Florina Cani

    Përshkrimi: Donacion për Muzeun Martin Cani

    Kontakti: Florina dhe Angel Cani – Tel: 0692557159

    Familja ka bërë të ditur se emri i çdo kontribuesi do të shënohet në mënyrë të përhershme dhe të dukshme brenda ambienteve të muzeut, në një hapësirë të dedikuar për falënderimet dhe kujtesën e mirënjohjes.

    Kjo nismë është më shumë se një përkujtim, është një përpjekje për të kthyer dhimbjen në angazhim, për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt dhe më të ndërgjegjshme për fëmijët tanë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!