Dy adoleshentë nga Elbasani të cilët kishin nisur një lidhje dashurie kanë humbur gjurmët, ndërsa nuk dihet ende se ku ndodhen, raportojnë mediat në Shqipëri.
15-vjeçarët të dashuruar me njëri-tjetrin kanë humbur kontaktet me familjarët, pasi janë larguar nga banesa.
Raportohet se familjarët e adoleshentëve nuk ishin dakord me lidhjen e tyre, ndaj dhe të rinjtë kanë marrë vendimin për t’u arratisur nga banesa. Të rinjtë nuk kanë kontaktuar me të afërmit e tyre që nga dita e shtunë.
Sipas këtyre raportimeve, gjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.
Familjarët kanë denoncuar në polici dhe nuk kanë asnjë info për vendndodhjen e të miturve.
Policia njofton se i ka shpallur në kërkim por deri tani nuk ka indicie që janë rrëmbyer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.