Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Plazhin e Velipojës.
Në pjesën më të madhë të bregdetit uji ka marrë ngjyrë të verdhë.
Ky fenomen ka trembur edhe pushuesit që kanë zgjedhur Velipojën këtë fundjavë të cilët kanë nguruar të futen në ujë.
Specialistët e mjedisit hedhin tezën se ky fenomen quhet ‘Poleni i pishës’ i cili është parë edhe vite më parë përgjatë brigjeve të disa ishujve grek.
Megjithatë një përgjigje më të saktë do ta jepte rezultati i kampionëve të ujit në laboratorët e posaçëm./Vizion+
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.