×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fier: 29 vjeçari e mbyt gruan e tij duke e goditur disa herë me thikë

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 19:34

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në Fier.


    Një 29 vjeçar me inicialet D.M, e ka mbytur gruan e tij I.M duke e goditur disa herë me thikë.

    Deri tek ngjarja ka ardhur pas një zënke, raporton Abc News.

    Goditjet kanë qenë fatale për gruan që ka ndërruar jetë në vend.

    Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

    Policia deklaron se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!