×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fier, aksion për lirimin e hapësira publike në plazhe

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:26

    Edhe në Darëzezë të Fierit qytetarëve iu është rikthyer ajo hapësirë e plazhit që prej vitesh ka qënë e zaptuar në shkelje të ligjit.


    Ministri Klosi bëri të ditur se në këtë zonë janë përmbyllur të gjitha kontratat përsa i përket stacioneve të plazhit.

    “Dhjetë ditë më parë kur bëmë inspektimin, situata ishte me zero kontrata, sot jemi në përmbyllje të të gjithë kontratave sa i takon stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për plazhistët”.

    Klosi tha se Darzeza ofron potenciale të mëdha sa i përket zhvillimit të turizmit.

    Ministri shtoi se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!