×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fier, makina del nga rruga, plagosen dy të rinj nga Berati

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 10:47

    Një 16-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Fier.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Suk, ku shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

    Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!