Çështja e dy vëllezërve mashtrues nga India ku janë përfshirë ministra dhe ish-anëtarë kabineti të qeverisë Rama, sa vjen e thellohet pasi detaje të tjera janë zbuluar sot.
Vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara, të cilët rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të pastrimit të parave, rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria më 20 mars 2019.
Ata kanë fluturuar nga aeroporti i Rinasit me një avion “Charter”, vetëm pak ditë pasi në vend mediat kishin nisur të raportonin për skandalin në fjalë.
Gjithashtu, sipas ‘BalkanWeb’, Nitin Sandesara, i cili ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri për herë të fundit ka hyrë në vendin tonë nga Rinasi me Charter më 3 mars.
Ndërkohë, Chetankumar kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi me një linjë që vinte nga Parisi me 1 nëntor 2018.
Kujtojmë se për vëllezërit indianë, gjykata në New Delhi ka miratuar kërkesën për ekstradim të bërë nga prokuroria. Ata akuzohen për pastrim parash në shifra që kapin vlerën e rreth 725 milionë dollarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.