×
  • Lajme
  • Shqipëria / Rasti tragjik në Shkodër

    Flet babai i Alma Arrazit: Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 16:57

    Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, dhe jo në Shkodër, bashkë me të vegjlit e saj.

    Sipas tij, ajo nuk ka vend atje sepse nuk ka njeri atje.

    “Unë do këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj. Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time. I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”, tha ai.

    “Unë jam munduar, si prind, për të bërë më të mirën. I jam lutur fëmijës tim, i kam thënë që ta lejë atë burrë sepse jeta ‘juaj ka marr fund. Me zor nuk rrihet. Të thotë nuk të dua. Ik je e lirë. Martohu që nesër. Çfarë pret më? Fëmijët nuk i le dot’ më thoshte. Pastaj ka marrë këtë vendim që ka flijuar jetën e vet dhe të tre fëmijëve”, tha babai për TCH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!