×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet çifti që u përgjakën në qendrën e votimit: Nuk e lejuan nënën të votojnë, dy persona na rrahën me karrige

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 17:03

    Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Maliqit në një prej qendrave të votimit.


    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashmi, ku burrë e grua janë goditur me karrige.

    Është burri i cili i përgjakur ka rrëfyer se si ndodhi rasti i rëndë.

    “Na goditen në qendër të votimit, arsyeja ishte se do votonte nëna, nuk e lejuan, e shtyen më pas plakun dhe e goditën. Janë djemtë e kryeplakut, na kanë goditur me karrige me sende të forta”, ka thënë burri që u rrah.

    Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Bëhet e ditur se burrë e grua u mjekuan dhe gëzojnë gjendje të mirë.

    Në Bashkinë e Maliqit ka pasur një pjesëmarrje të lartë votimi, ku kanë votuar 31.7% të personave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!