×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet i mituri: Prej muajsh komshiu më prekte në zonat intime

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 11:56

    Burime për Abc News bëjnë me dije se i arrestuari është Romeo Oço. Denoncimi në polici është bërë nga vetë 16-vjeçari K.J,që ka deklaruar se ngacmimi seksual vazhdon prej muajsh nga i moshuari që është komshiu i tij.


    Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë ai ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja.

    Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap“,është shprehur i mituri.

    Ndërkohë i mituri i është nënshtruar një vizite të specializuar mjekësore,nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.

    Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve,policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin, që jeton i vetëm në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat,rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit.

    Burime të brendshme dhe të besueshme brenda DPV Berat bëjnë me dije se,gjatë marrjes në pyetje 66-vjeçari Romeo Oço ka deklaruar se,mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh,me pëlqimin e të dyve. abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!