×
  • Lajme
  • Shqipëria / Foto

    Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 19:49

    Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e NATO-s, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

    Anija e dytë që është dërguar në këto operacione e që do të patrullojë në Mesdhe quhet Butrinti.

    “Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti. Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, ka shkruar Peleshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!