Policia e Shtetit zbarkon në fshatin Dritas. Efektivë të RENEA-s, FNSH dhe Policisë së Shtetit kanë rrethuar fshatin ku dyshohet se janë fshehur grupi i grabitësve.
Shenja e tyre e fundit është në Bathore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të gjitha banesat do të kontrollohen. Nuk bëhet fjalë për një kontroll të veçantë, por në seri.
Çdo shtëpi dhe çdo makinë do të kontrollohet nga policia, pasi dyshohet se këtu ndodhen grabitësit e plot 10 milionë euro. Çdo shtëpi dhe çdo makinë do të kontrollohet nga policia, pasi dyshohet se këtu ndodhen grabitësit e plot 10 milionë euro.
Në zonë ndodhen rreth 100 policë, bashkë me qen gjurmues të cilët janë pozicionuar në rrugën ku ka kaluar grupi. Mbi 10 makina policie janë parkuar në hyrje të Bathores, aty ku njëri prej grabitësve ka kaluar me biçikletë.
Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.
Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.