×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Detaje tronditëse: Foshnja e braktisur tek koshi i plehrave, nëna nuk kishte para t’i paguante funeralin

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 14:19

    Mësohet detaje të reja nga gjetja e një foshnje të vdekur pranë një kazani plehrash në kryeqytet në zonën e Ali Demit, pranë ish-markatës së vjetër.


    Sipas televizioneve informative, foshnja i pajetë, i seksit mashkull i përket një gruaje nga Tepelena, e cila nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.

    Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte lënë pranë koshit të mbeturinave.

    Policia njofton se ka nisur hetime për identifikimin dhe shoqërimin e personit që e hodhi në kosh foshnjen e pajetë.

    Informacion paraprak:

    Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!