×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fshati Gjashtë në Sarandë pa ndriçim dhe probleme të tjera

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 15:52

    Kjo është një nga lagjet e fshatit Gjashtë, në Sarandë. Shtrimi me beton se fundi i rrugëve të amortizuara, nuk i ka mbuluar problemet me të cilat përballen banorët! Mungesa e ndriçimit mbetet shqetësim pa zgjidhje! Mbrëmjet thonë se janë të rrezikshme!


    Banorja: Këtu e 30 vjet që kam ardhur, e kam gjet dhe është akoma sot e kësaj dite pa ndriçim

    Menaxhimi i mbetjeve urbane ka dështuar edhe këtu.

    Banorja: Ne i mbledhim i djegim.

    Banorja: Nuk ka as kazan, ne i paguajmë të gjitha taksat dhe çfarë janë të bashkisë.

    Mungesën e kanalizimeve banorët e kanë zgjidhur me gropa sizmike.

    Banorja: Kosh për mbeturina nuk kemi dhe kanalizime të ujërave të zeza nuk kemi.

    Banorja: Dalin ujërat nëpër rrugë.

    Gjashta është fshati më i afërt me Sarandën, por banorët nuk marrin shërbime për të cilat paguajnë taksat në institucionin e drejtuar nga Adrian Gurma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!