×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Furtuna pushton Vlorën, dy persona bien nga lartësitë – përfundojnë në spital

    Reporteri
    31 Mars 2022 | 21:04

    Era e fortë ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë këtë të enjte, sidomos zonat bregdetare dhe veçanërisht Vlorën.

    Bëhet e ditur se gjatë orëve të pasdites, në dy raste të veçanta, dy persona kanë rënë nga lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital.

    Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi  A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga  kati i tretë.

    Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia./A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!