×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fushatë e orkestruar në Shqipëri kundër ministrit Cakaj

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 21:21

    Ka disa ditë që nëpër rrjete sociale dhe media po qarkullon një citim që i është mveshur ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj.


    Paragrafi që po qarkullon është plotësisht i pakuptimtë, i mbushur me fjalë të huaja dhe të tepërta:

    “Konstruktiviteti dhe elokuenca kreative afeksionuese mbi produktivitetin mbresëlënës sinjifikativ të establishmentit, ruan një posturë të stabilitetit konseguent mbi ecurinë prosperative, pa suspenduar luajalitetin kredibël të qeverisë”

    Citimi në fjalë fillimisht u iniciua nga një gazetare e mirënjohur në Shqipëri, e cila vetëm disa orë më pas e hoqi lajmin nga profili i saj.

    Megjithë hulumtimin që Indeksonline ka bërë nëpër fjalime dhe paraqitjet publike të ministrit Cakaj, citimi në fjalë nuk është gjetur askund.

    Indeksonline nga burime të sigurta mëson se e gjithë kjo është lajm i fabrikuar dhe përbën një fushatë të orkestruar që disa persona në Shqipëri kanë nisur kundër ministrit Cakaj pas shkarkimeve që ky i fundit i ka bërë në këtë ministri.

    Nga këto burime, Indeksonline mëson se lajmi është inicuar nga gazetarja e famshme në Shqipëri, B.Nj., e cila me disa nga të shkarkuarit ka lidhje familjare. Sipas burimeve, familjarët e saj janë shkarkuar për shkak të korrupsionit dhe parregullësive të tjera që i kanë kryer në këtë ministrisë gjatë angazhimit të tyre.

    Po ashtu, edhe pronari i një medium tjetër që i ka dhënë shtytje kësaj fushate mësohet se ka interesa personale në këtë fushatë të orkestruar pasi, sipas burimeve, atij i është shkarkuar bashkëshortja nga ministri Cakaj.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ministri në detyrë, Gent Cakaj, është cak i fushatave denigruese nga persona e medie të caktuara në Shqipëri dhe Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!