×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gara për bashkitë e Shqipërisë, PS në Kolonjë vendos që të kandidojë me ish-aktorin e Portokallisë

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 13:50

    Partia Socialiste ka menduar që Bashkinë e Kolonjës ta drejtojë një aktor humori. Rama ka vendosur që t’i besojë ish aktorit të “Portokallisë” dhe aktorit aktual të spektaklit humoristik në Klan Erion Isai, njërën ndër bashkitë e qarkut të Korçës.


    Isai ishte njëri ndër aktorët që doli hapur pro idesë së shembjes së Teatrit Kombëtar në kohën kur debati mbi ndërtesën në qendër të Tiranës ishte po ashtu dhe në qendër të fokusit të politikës dhe opinionit publik. Rama e vendosi si drejtor të i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, detyrë që Isai e mban prej majit të vitit 2018 me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Kandidimi për Bashkinë Kolonjë është shpërblimi i dytë për të nga Partia Socialiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!