×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari gjerman që publikoi përgjimet: Shqipëria është shtet mafioz, kam edhe dëshmi të tjera

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 8:10

    Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka treguar se ka ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.


    “Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.

    Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do ti publikojë edhe ato.

    “Ka më shumë materiale, nuk do të them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE. Nëse hedhim sytë kuptojmë që në disa pjesë ka bërë progres. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë”, ka thënë ai.

    Tiede madje shprehet hapur se është i mendimit që Shqipëria është një shtet mafioz.

    Një media e afërt me Ramën thotë që ju s’keni qenë në Shqipëri…

    Peter Tiede: (Qesh) Të gjitha këto nuk janë të vërteta por broçkulla. Unë kam qenë në Shqipëri. Rama të bisedojë me punonjësit e kufirit. Gjej rastin të përshëndes edhe kolegen time gazetare aty tek ju (Klodiana Lala) që e kam takuar në Shqipëri.

    Si e keni kaluar sistemin TIMS? A keni vulë në pasaportë?

    Peter Tiede: Nuk e kam kontrolluar pasaportwn, por kam ardhur disa herë në Shqipëri. Jam takuar zyrtarisht edhe me kreun e Gjykatws së Krimeve të Rënda, mund ta pyesë zoti Rama, kam qenë në Krujë, në Vlorë dhe zonat përreth Kukësit. Kam qenë edhe në Maqedoni. Policët e pikave kufitare ndoshta kanë probleme të ngjashme si zoti Rama.

    Nga përgjimet që keni publikuar dhe fakte të tjera mendoni se shteti ka përdorur mafien për të blerë vota apo mafia e drejton këtë vend?

    Peter Tiede: Ky nuk është vetëm gjykimi im, por edhe gjykimi i hetuesve shqiptarë por edhe shërbimeve të huaja të inteligjencës: Shqipëria është një shtet mafioz. Nën drejtimin e Ramës kemi rritje, shpërhapje të drogës në të gjithë Shqipërinë. Është bashkëveprimi mes mafias dhe politikës në Shqipëri. Më vjen keq për vendin tuaj të bukur por efektet e këtij bashkëpunimi duken në të gjithë vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!