×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari publikon videon mes kanabisit dy metra: Droga sa një bredh plot me boçe

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 17:46

    Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit.


    Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.

    Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.

    Sakaq, Hoxha paralajmëron një histori ekskluzive të cilën do ta publikojë së shpejti në Abc News.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!