Një rast i paprecedentë është regjistruar në fshatin Livinë në Bashkinë e Finiqit.
Mësohet se kutia e votimit në fshatin e sipërpërmendur është gjetur e hapur dhe kjo ka bërë që ajo të klasifikohej si e pavlefshme.
Në këtë fshat të drejtë vote kishin 900 persona, ndërsa në kuti u gjetën vetëm 95 vota.
Por, ajo që është parë me shqetësim lidhet me faktin se mungon pjesa tjetër e fletëve të votimit, që nuk ishin përdorur.
Kjo problematikë iu përcoll Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa prokuroria pritet të kryejë hetime ndaj komisionarëve të fshatit Livinë në Finiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.