×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i pajetë në një parking automjetesh, 66 vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 9:09

    Një 66 vjeçar është gjetur i pajetë në parkingun e automjeteve në Tiranë.


    Policia bën me dije se në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë.

    Ndër të tjera theksohet se nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    “Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!