Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në dhomën ku qëndronte në hotel në Tushemisht të Pogradecit.
Ndërkohë sipas informacioneve për mediat, ai është transportuar në morgun e Pogradecit.
Mësohet se autopsia do t’i bëhet në Tiranë, për të vërtetuar shkakun e vdekjes.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima nuk paraqet shenja dhune, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore.
Nuk dihen ende arsyet e qëndrimit të shtetasit amerikan në Shqipëri, nëse kishte ardhur për punë, apo për turizëm. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.