×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në Detin e Durrësit

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 15:15

    Trupi i një të riu, rreth të 25-ave, është gjetur në basenin ujor të portit detar pak minuta më parë.


    Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji të mbyturin.

    Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not tek ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në vendngjarje pritet të mbërrije ekspertiza, që do të hapë çantë që djali mban çantën, për të parë nëse ka dokumente, që verifikojnë origjinën e tij.

    Durrësi konsiderohet një trampolinë për refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët synojnë kryesisht Italinë dhe Gjermaninë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!