×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 8:50

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara, ku recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.


    Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari dyshohet të jetë varur me litar. Nga kqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

    Vlorë

    Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

    Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!