Pasditen e kësaj të mërkure ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës nga SPAK për masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin, Ilir Meta.
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Metën, ndërsa ka ndryshuar masën për Piro Xhixhon, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Seanca, e cila ka zgjatur rreth 4 orë, pasi nisi në orën 13:30, ka vlerësuar kushtet e zbatimit të masave të sigurisë lëshur mbi Metën, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.
Meta dhe Kryemadhi janë mbrojtur vetë para gjyqtarit Erjon Çela, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi./Euronews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.