×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata dënon me 4 vite burg ish kryebashkiakun e Lezhës

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 15:19

    Gjykata ka dënuar me 4 vite burg ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, nën akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun.


    Bashkë me Frrokajn u dënua ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërsa ish-futbollisti i Vllaznisë,Renato Malotaj është shpallur i pafajshëm.

    Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në mars 2018 së bashku me 20 të tjerë për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!