Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për 16 vjeçarin David Kovaçi, i cili akuzohet se ka shantazhuar me telefonata dhe mesazhe, Adela Çaçin, duke e çuar drejt vetëvrasjes.
16-vjeçari e kërcënonte vajzën se do të publikonte video intime dhe mesazhet mes tyre, nëse në këmbim ajo nuk i jepte para.
Pas përndjekjes dhe presionit të vazhdueshëm, adoleshentja i ka dhënë fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhelmuar me fotoksinë, në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit.
Bashkëmoshatarët ishin nxënës të shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.