Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për tre të ndaluarit e kompanisë AlbControl, të cilët kishin detyrën e kontrollorit të trafikut ajror në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Për Flora Ndrecën është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa për dy kontrollorët e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndaj Gjykatës që Flora Ndreca të merrte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët“arrest me burg”.
Bëhet me dije se ndaj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.