Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dëshminë e Oltion Lamit, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta. Kjo e fundit akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fostoksinë.
Gjatë seancës së sotme djali i viktimës, Oltioni, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës, nga videoja e Hoxhës.
Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.
Ditën e ngjarjes, nëna tha i riu, kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë. Dëshminë e tyre e dhanë edhe 6 persona të tjerë, të afër të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.