Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, kundërshton masën e sigurisë, arrest shtëpie, në Gjykatën ne Posaçme të Apelit, pasi sipas saj nuk ka asnjë provë dhe kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.
Para nisjes së seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, gjyqtarja Margjeka këmbënguli para gazetarëve që ishte e pafajshme. Sipas saj ajo është sulmuar politikisht, pasi nuk ka dhënë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Do të kërkoj shfuqzimin e masës së sigurisë, nuk ka asnjë provë. Korrupsioni për 6 mijë euro, janë fjalë propagandistike të përgatitura me qëllim.
Nuk i kam dhënë mandatin një bashkie se është nul. Mendova se do ta bënin dhe gjyqtarë të tjerë”.
Gjyqtarja e Apelit të Korçës kërkoi që seanca ndaj saj të zhvillohej në prezencë të gazetarëve.
“Nuk dua dyer të mbyllura, dua të jetë publike, të nxirret një foni dhe të dëgjohet”.
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga burgu një person, i cili akuzohet për trafik klandestinësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.