Policia Pukës ka vënë në pranga një person, pasi ka dhunuar një 41-vjeçare në shtëpinë e saj.
Policia bën me dije se shtetësja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz është goditur në banesën e saj nga shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit të dyshuar M. N, i cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili pritet të dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112 i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.