×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet maniaku i Tiranës, i denoncuar dhjetëra herë, godiste vajzat në rrugë

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 19:15

    Të shtunën rreth orës 13:00 Mirela dhe Albina dolën për të bërë pazar pranë rrugës së Bogdanëve, por u dhunuan fizikisht nga një person i cili dyshohet se ka probleme mendore.

    Personi i quajtur Denis Telo dyshohet se sulmon në mes të ditës dy motrat Ruko.

    “Një person që godet në mes të rrugës nga hiçi… ne kemi dëmtime në pjesën e kokës, syrit, trupit, shpatullës. Nuk mund të lësh dikë të të godasë me grushta pafund dhe të mos reagosh”, thotë Albina njëra nga motrat.

    Denisi është dhunues përsëritës. Në polici për të flenë 8 kallëzime për të njëjtën vepër me kalimtare të tjera, por pas denoncimit të dy aktivisteve të Organizatës Politike dhe organizimit të një proteste përpara Drejtorisë së Policisë 30-vjeçari u vu në pranga nga forcat e Komisariatit nr 3 në Tiranë.

    “Ne vajzat dhe gratë e kemi lirinë për të ecur në qytet, por atë liri na e kanë marrë institucione si prokuroria, policia dhe gjykatat Pse lirohet Danieli? Pse na marrin lirinë”, shprehet Mirela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!