Policia greke ka goditur një tjetër grup të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se operacioni është realizuar në Selanik, ku kanë përfunduar në pranga 6 trafikantë, 5 shqiptarë dhe një grek.
Mësohet se i arrestuar është edhe kreu i grupit një 41-vjeçar shqiptar. Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije, ndërsa vijojnë kërkimet për një tjetër anëtar të bandës.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar: 9 kg 145 gram marijuanë, 6 kg 306 gram heroinë, 94 gram kokain, 2 kg 180 gram përzierës, 1 pistolete me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore dhe 4500 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.