Një tjetër çerdhe prostitucioni është zbuluar së fundmi në një qendër masazhesh në Tiranë.
Mediat atje raportojnë se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, 21-vjeçarja me iniciale S.H administronte një qendër masazhesh të cilën e shfrytëzonte për prostitucion. Në prangat e policisë ka rënë pronarja 21-vjeçare, punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disamujore. Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratorja. Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve