×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditi 12 herë me thikë djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, kuksiani ekstradohet nga Anglia

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 14:01

    Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje 35-vjeçari nga Kukësi Granit Shehu, që është dënuar me 16 vite burg më datë 03.10.2018. Ai u kap në Angli në 20 shkurt të këtij viti, ndërsa sot është ekstraduar.


    Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

    Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.

    Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!