Policia e Beratit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit.
Mësohet se është arrestuar D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
I riu është vënë në pranga, pasi motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Njoftimi i policisë:
Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”./abcnews.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.