×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitësit kërkuan dokumente, ngrihen dyshime për inskenim në ngjarjen e Niklës

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 14:12

    Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël mesnatën e së dielës.

    Sipas informcioneve të deritanishme janë shoqëruar në komisariat rreth 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, e që më janë lënë sërish të lire. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur prova materiale si shenja gishtash apo ndonje fije floku të autorëve, ndërsa po kryhet edhe këqyrja e kamerave të sigursë së banesës. Sikurse mëson Opinion.al nga burime pranë prokurorisë, njëri prej personave, i cili është përballur me vazjën e biznesmenit ka qenë i pamaskuar. Ndërkohë familjarët kanë dëshmuar se prej dy ditësh pranë banesës është parë të qarkullojë një automjet, që sipas verifikimeve nga ana e prokurorisë ka rezultuar se ishte me targa të vjedhura.

    Nazmi Çangu mësohet të ketë dëshmuar se autorët i kanë kërkuar çelësat e kasafortës për të marr dokumentat, por nuk bëhet e ditur se për çfarë dokumentash ka qenë fjala.

    Vetë Çangu tha se shumë e grabitur në banesën e tij arrinte në 100 mijë euro, para dhe sende me vlerë.

    Autoret sipas policisë kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të bizesmenit dhe kanë studiuar të gjithë lëvizje e tij duke planifikuar më pas dhe grabitjen.

    Por sikuse bën me dije abc neës, nga hetimet nuk përjashtohet as pista e inskenimit të grabitjes, pasi bizesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen./Opiniona.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!