Policia ka ushtruar kontrolle të tjera në banesat e të arrestuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas me 9 prill.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e Elton Piklit dhe Renaldo Sulës.
Në banesat e tyre janë gjetur dy shuma parash që dyshohet se janë të grabitjes së Rinasit.
Roli i tyre në grabitje
32-vjeçari Elton Pikli nga Kruja, ishte larguar në Bullgari pak ditë pas vjedhjes me armë.
Por policia bullgare e dorëzoi në pikën kufitare të Qafë Thanës më 23 prill.
Ndërsa më pas policia shqiptare e ka transportuar për në Drejtorinë e Tiranës.
Pikli dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në grabitje.
Ndërsa Renaldo Sula dyshohet se kanë ndihmuar në modifikimin e furgonit, së bashku me Saimir Çelën por dhe në veprime te tjera tek servisi ku janë kryer punimet në Elbasan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.