×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitje, vjedhje, rrahje, zhvatje: arrestohet banda e “ferrit shqiptar” në Itali

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 19:54

    Një bandë shqiptarësh të quajtur “Ferri shqiptar” (Hellbanianz) akuzohen për një seri krimesh e cila vepronte në zonën Tigullio e Liguria.


    Hetimi ndaj kësaj bande nisi pas një sulmi ndaj dy të miturve, për të cilët u kryen 3 arrestime ndërsa u shpallën në kërkim 16 të tjerë.

    Edhe të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim janë të gjithë të mitur.

    Gjatë hetimeve, u rindërtuan rreth njëzet episode të dhunshme për të cilat ishin përgjegjës disa anëtarë të këtij grupi.

    Disa prej episodeve kishin të bënin me grabitje, vjedhje, zhvatje, sulme, plagosje, rrahje dhe ngacmime dhe veprime të ndryshme.

    Ngacmimet dhe kërcënimet i kryenin edhe përmes rrjeteve sociale, ku kontaktonin dhe kërcënonin “viktimat” e tyre.

    Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, u gjetën dy armë lodër, imazhet e të cilave ishin postuar në profile të ndryshme të rrjeteve sociale të djemve ndërsa u sekuestruan dhe video të shumta të cilat grupi i kishte xhiruar gjatë përleshjeve dhe sulmeve.

    Autoritetet kanë raportuar se hetimi ende nuk ka përfunduar dhe për momentin janë 18 fëmijë të regjistruar në regjistrin e të dyshuarve, 13 prej të cilëve janë të mitur.

    Tre prej tyre, ata që ishin përgjegjës për ngjarjet më të rënda, u transferuan në një burg për të mitur në Piemonteze.

    Ndër episodet më të tmerrshme, ishte një grabitje e kryer në një tren gjatë së cilës një i mitur u rrah egërsisht nga katër djem ndërsa një i pestë e filmonte dhunën.

    Ekzistojnë gjithashtu veprime të shumta të ngacmimit ndaj bashkëmoshatarëve, si rrahje, tallje, e poshtërime.

    Një nga episodet e dhunës për të cilin autoritetet italiane kanë bërë që të reagojnë menjëherë, ka qenë kur ky grup pasi dhunoi një adoleshent i fiku zjarrin në fytyrë dhe i bënë fotografi që përveçse dëmtimeve fizike që iu shkaktuar pati edhe poshtërim ndaj të miturit.

    Grupi pas sulmit dhe dhunës ndaj të miturit, postuan në rrjetet sociale foton e të dhunuarit të mitur me dëmtime të shumta fizike, të cilat shoqëroheshin edhe me fraza poshtëruese e fyese.

    Aktualitet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!