Vijon të përkeqësohet situata shëndetësore e grave naftëtare të cilat kanë 21 ditë në grevë urie duke kërkuar pagat e prapambetura.
Mësohet se dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Grevistet deklarojnë se po iu bëjnë presion me mesazhe anonime që të ndërpresin grevën.
Po pavarësisht gjendjes shëndetësore dhe presioneve, ato janë shprehur se janë të vendosura që të mos e ndërpresin grevën deri në momentin që qeveria do të gjej një zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura.
“Me këtë heshtje kuptojmë qe qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës. Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”,- shprehen naftëtaret.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk iu ka propozuar asnjë zgjidhje naftëtarëve, pasi iu ka vënë kusht që pa ndërprerë grevën ai nuk shkon të bisedojë për problemet e tyre
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.